Kreu i PD Sali Berisha në daljen e tij për mediat tha se Ergys Agasi, me zyrën e tij në Bllok, duke shtuar se në atë zyrë janë paraqitur ministra, deputetë, drejetorë të përgjithshëm.

Gjithashtu theksoi se fotot, videot, lëvizjet i disponon prokuroria.

“Ergys Agasi ka patur de facto, jo de juro , si arkitekt Edi Ramën për vilën e tij, të ndërtuar në zonën e ndërtesave qeveritare në Durrës. I kemi denoncuar me kohë vizitat e tij, angazhimin e tij në detaje në arredimin e vilës së super mafiozit Ergys Agasi. Agasi, ka disponuar në zonën më qendrore të Tiranës një zyrë studio, më e veçanta në llojin e saj në Shqipëri dhe mbase në Europë. Zyra e Ergys Agasit, ishte e regjistruar në figurë dhe në ze, sapo hapje derën dhe derisa dilje nga ajo derë. Ky ishte manjak. Mirëpo regjistrimet e tij duhet ta dinë shqiptarët, herë herë provojnë se ajo zyrë ishte në kuplara e vërtetë në mes të Tiranës. Në atë zyrë janë paraqitur pa asnjë motiv zyrtar ministra , ministre, drejtorë të përgjithshëm, drejtoresha të përgjithshme, deputetë, deputete. Janë paraqitur gjykatës prokurorë, zyrtarë të lartë të Policisë etj. Pra zyra e Agasit në Bllok është zyra e një mafiozi ku përdoreshin mjetet për arritjen e qëllimeve. Fotot zërat videot të gjitha i disponon prokuroria. Ata po fshijnë ministrat sipas disa burimeve, po fshijnë deputetë, zyrtarë më të lartë., por i garantoj se hetimi i tyre nuk do ndalet ndonjëherë”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se Agasi u arrestua dje pasi lëvizte lirshëm në Xhafazotaj, Manzë e Surrrel.

“Udhëtimet e tij në Surrel janë denoncuar disa herë. Agasi në aparencë ishte në kërkim , por de facto lëvizte i lirë”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb