Netflix nuk ndalet së promovuari seriale dhe filma të rinj. Këtë herë, siç u bë e ditur nga Twitter i platformës së abonimit, vjen një serial i ri i animuar.

Protagonist i projektit të ri do të jetë Elvis Presley, një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në dekadat e fundit.

Seriali do të quhet “Agjenti Elvis” dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm në rrjetin Netflix. Këto janë të vetmet detaje që janë publikuar në përshkrimin e fotos që ka postuar.

Më konkretisht, fotografia është publikuar nga ‘Netflix Geeked’ dhe tregon ‘Mbretin e Rock’ të veshur me syzet e tij ikonë dhe me një armë të artë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: