Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA Agim Nesho në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Shqipëria në OKB po shkon me objektiva që janë më së shumti për çështje ballkanike.

Nesho u shpreh se Shqipëria në OKB më shumë është prezente, kurse ka shtuar se diplomacia serbe vazhdon që të jetë tendicioze dhe të trumpentojë për Kosovën.

Sigurisht që Asambleja e OKB është një shans shumë i madh për të angazhuar dhe kontribuar në veprimtaritë botërore. Shqipëria shkon atje, por problemet kryesore për Shqipërinë janë çështjet ballkanike e patjetër që ne do flasim për situatën në Kosovë, për marrëdhëniet me Serbinë etj. Zoti Cakaj në OKB ka thënë se ne do të fokusohemi për të kontribuar më tepër në politikat e mbara mbarë-botërore. Sot bota synon të bëhet më globale dhe Shqipëria ka këtë synim. Të gjitha vendet kanë detyrime që të bëjnë një jetë sa më të mirë për qytetarët. Shqipëria i bashkëngjitet politikave të BE, por më tepër janë deklarative, për të kënaqur partnerët tanë si Franca e Gjermania. Mirëpo, Trump tha të kundërtën e kësaj, duke thënë se sot bota i takon sovranitetit kombëtar. Asambleja është një shans i mirë për oportunitetin.

Mendoj se nuk ka përgatitje aq të madhe, se po të kishte më shumë do të ishim prezantuar më mirë. Tiranës i intere3sojnë problemet ballkanike, Problem kryesor për ne mbetet Serbia, e cila vazhdon që të pretendojë për Kosovën. Diplomacia serbe po tregohet tendecioze. Ne nuk jemi lojtarë, por thjesht marrim pjesë”, tha Nesho.

Agim Nesho theksoi se Samiti i Berlinit ishte ai që vendosi Gjermaninë dhe Francën në unison, e se këta dy shtete duan ta afrojnë më tepër Ballkanin Perëndimor.

Ne kemi Samitin e Berlinit, ku Gjermania e Franca kërkojnë që Ballkani Perëndimor të mos ngelet jashtë. Gjermania dhe Franca janë në unison në politikat e përbashkëta të Bashkimit Europian. Mendoj se BE do të ketë një rol drejtues. Unë mendoj se më shumë ka interes, pra SHBA, BE duan të përkrahin vendet e Ballkanit Perëndimor sesa realisht duan të zgjidhin probleme. SHBA ka interes ndaj Shqipërisë, edhe për faktin se shqiptarët janë pro amerikanë e pro europianë”, deklaroi Nesho.

Sa i takon takimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama me homologun e tij grek Mitsotakis, Nesho tha se takimet nuk duhet të jenë thjesht deklarative, por të kenë thelb.

“Grekët për Shqipërinë janë një fuqi e respektuar. Shqipëria dhe Greqia duhet që të respektojnë njëri-tjetrin e jo kryeministrat të flasin për basketboll. Duhen pra gjëra që janë esenciale, që kanë kuptim për politikat dhe diplomacinë tonë. Për takimet bilaterale duhet transparencë, ta dinë shqiptarët se çfarë Rama ka biseduar me Mitsotakis”, u shpreh diplomati Nesho.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb