Lautaro Martinez afrohet gjithnjë e më shumë me Inter. Nuk pritet të ketë një ndryshim në të ardhmen e tij të afërt, këtë sezon pritet të mbaj të veshur sërish fanellën zikaltër, të paktën kështu u shpreh publikisht agjenti i tij i cili të hënën në mëngjes u shfaq në dyert e selisë së Inter. Përfaqësuesi i tij u shpreh shkurtimisht për mediat se Lautaro nuk do të shkoj as tek Barcelona e as tek Real Madrid: “Lautaro do të qëndroj tek Inter, kam ardhur këtu thjeshtë për të përshëndetur Ausilion”, u shpreh shkurtimisht agjenti i Martinez.

Martinez
Martinez

Pavarësisht kësaj deklarate, sipas mediave italiane, agjenti i Martinez i ka dorëzuar drejtuesve të Inter kërkesën zyrtare të Realit që kërkojnë përfshirjen ne negociata për të parë nëse ekziston ndonjë mundësi për të transferuar “demin” në Madrid. Gjithnjë sipas mediave italiane, lojtari dhe përfaqësuesit e tij ligjorë kanë gjetur një akord paraprak me Realin por nisja e negociatave pak përpara fillimit të sezonit nuk është aspak e lehtë. As drejtuesit e Inter nuk dëshirojnë të heqin dorë nga Martinez në prag të sezonit të ri, argjentinasi shihet si një dhuratë për të kënaqur trajnerin Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb