Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, përmes një lajmërimi për mediat, shprehet se situata në Torovicë është alarmante.

Duka thekson se përmbytjet shkatërrojnë mundin e fermerëve në këtë zonë.

Deklaratë për Shtyp

Kryetari i PAA Duka: Situata në Torovicë alarmante!

Kryetari i PAA Duka tërheq përsëri vëmendjen për vështirësitë që po has bujqësia!

Përmbytjet shkatërrojnë mundin e fermerëve në zonën e Torovicës e cila është një zonë që njihet për zhvillimin bujqësor.

Prej më shumë se një muaj tashmë, tokat bujqësore në zonën e Torovicës ndodhen nën ujë duke shkaktuar humbjen e kultivimeve në sezonin e dimrit.

Fermerët, për të cilët bujqësia është burimi kryesor dhe shpeshherë i vetëm i jetesës për familjet e tyre, janë të shqetësuar edhe për kultivimet e pranverës pasi duhen bërë ndërhyrje në kanale dhe në hidrovor që uji të tërhiqet nga tokat bujqësore.

PAA bën thirrje për marrjen e masave të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të ndihmuar fermerët.

Zyra e Shtypit PAA

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb