TIRANË- Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha sot se besimi i biznesit dhe konsumatorit në ekonomi është rritur me 8.5 pikë në tremujorin e tretë të këtij viti. Duke iu referuar raportit të Bankës së Shqipërisë, Ahmetaj tha se ky është një lajm i mirë që tregon se ekonomia e vendit po konsolidon trendin e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, që mat besimin e biznesit dhe konsumatorit në ekonomi, u rrit me 8.5 pikë në tremujorin e tretë 2016. Lajmi i mirë është se besimi i biznesit shënoi rritje në të gjithë sektorët e ekonomisë, industri, shërbime, ndërtim dhe tregti, duke reflektuar situatën e përmirësuar reale dhe të perceptuar të biznesit. Treguesi i besimit të konsumatorit, edhe pse me një rënie të lehtë prej 0.5 pikë, ka dy komponentë tejet interesantë pozitivë, të përmirësuar, që lidhen me situatën e përgjithshme ekonomike të vendit dhe situatën financiare të familjes, qoftë atë aktuale, qoftë atë të pritshme.
Ekonomia e vendit vijon çdo ditë të prodhojë lajme të mira, duke konsoliduar trendin e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm e afatgjatë, shpërblimi më i mirë për sakrificën e reformave të vështira dhe besimit të qytetareve shqiptarë. #rritjereale #zhvillimekonomik”, shkruan Ahmetaj në “Facebook”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: