Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ndodhej sot në Vorë, bë fshatin Ahmetaq, aty ku ka nisur rindërtimi i shkollës 9-vjeçare e prishur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas tij shkolla do të jetë gati në fund të nëntorit dhe do të presë më shumë nxnës.

Projekti me vlerë 145 milionë lekë të reja, financuar nga qeveria shqiptare, parashikon ndërtimin e një objekti të ri me 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 8 klasa të përgjithshme për mësim dhe 3 laboratorë, si dhe ambientet e tjera ndihmëse, që do të bëhen gati deri në fund të vitit për të mirëpritur 216 nxënës

“Këtu jemi në Bashkinë e Vorës, në fshatin Ahmetaq pranë Rinasit ku siç e shikoni kanë avancuar punimet për ndërtimin e shkollës së re 9-vjecare. Kjo është një nga 140 shkollat që do rindërtojmë brenda këtij viti. Do jetë gati në 25 nëntor dhe do presë deri në 250 nxënës, dikur priste 170 nxënës tani është konceptuar me ambiente më të mëdha, do ketë më shumë kapacitet. Dua të ndaj me të gjithë ata që na ndjekin se në projektet e reja të shkollave që po ndërtojmë janë projektuar ashensorë dhe rampa edhe për nxënësit me aftësi ndryshe. Shkollat do të funksionojnë edhe si qendra komunitare”,- tha Ahmetaj.

Projekti ka vlerë 145 milionë lekë të reja, financuar nga qeveria shqiptare dhe parashikon ndërtimin e një objekti të ri me 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 8 klasa të përgjithshme për mësim dhe 3 laboratorë, si dhe ambientet e tjera ndihmëse, që do të bëhen gati deri në fund të vitit për të mirëpritur 216 nxënës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb