Zv.kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj ka folur gjatë fjalës së tij në Kuvend për rritjen ekonomike.

Ai iu referua raporteve ndërkombëtare ku foli në këtë drejtim dhe theksoi se përpjekjet për zhvillim nuk do të ndalojnë.

“Është një moment kur kriza globale ka prekur të gjithë botën dhe Shqipërinë dhe kësisoj vëmendja duhet të ishte maksimale. Pati përleshje fizike me njëri-tjetrin, pati thumb a me njëri-tjetrin dhe debate me njëri-tjetrin. Këtë gjë nuk ua zgjidhim ne e nga ça duket s’do e zgjidhni as vetë. Po i referohem një statistike të rëndësishme për ujin. Për qytetarët e Tiranës, tarifa për furnizimin e ujit të pijshëm është 650 lekë. Raporti i Bankës Botërore ka një fakt interesant, që ka të bëjë me përpjekjet për të luftuar varfërinë.

Ajo thotë që nga viti 2016, varfëria në bazë të statistikës së Bankës Botërore ka qenë 32.4 dhe në 2021 ka zbritur me 19.9%. Nuk po them që Shqipëria është vend i pasur, por ritmi i uljes të varfërisë dhe ritmi i rritjes ekonomike janë më të përshpejtuara në Shqipëri. I kam statistikat këtu. Përtej kësaj, kur flisni për borxhin prapë dua të kthej statistikën politike. Çfarë thotë Banka Botërore për rritjen ekonomike? Borxhi i rritur gjatë tërmetit, pandemisë, është për shkak të menaxhimit të financave publike dhe ka qenë produktive. Hapja dhe kombinimi me politikën monetare ka prodhuar rritje ekonomike. Janë më shumë se 30 agjenci dhe kanë përfituar shumë kompani.

Banka Botërore thotë që rritja ekonomike i dedikohet edhe rindërtimit. Flet për menaxhimin e situatës ekonomike. Kur flisni për situatën energjetike me ne… Menaxhimi ka qenë shumë i kujdesshëm, mataruar, profesional. 1.1 mld borxhe. Nuk ishte sistem, ishte rrëmujë. Kur janë shitur 4 hidrocentralet, është shkëmbyer me shumën e TVSH. Nëse sot do të kishim ato hidrocentrale do të kishim kursyer taksa dhe nuk do të ishim të detyruar të subvenciononim atë energji që po bëjmë tani. Janë 60 mln dollarë dëmi për shkak të një shitje. Në fund dua t’ju them që paketa e rezistencës sociale ka në fokus moton nga fatkeqësia, pandemitë, përkujdesje për atë grup në nevojë. I treti zhvillim, përpjekjet për zhvillim s’do t’i ndalojmë”, tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: