Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA), në partneritet me Accenture Greqi, një kompani multinacionale globale e shërbimeve profesionale, do të sjellin njohuri të gjera gjatë një eventi një ditor fokusuar në Inteligjencën Artificiale (AI). Ky event do të zhvillohet më 24 prill, duke filluar nga ora 9:00, në ambientet e Innovation Hub, në Piramidën e Tiranës.

Priten të marrin pjesë mbi 150 pjesëmarrës nga anëtarësi e HBAA, partnerë, lider të biznesit, ekspertë të teknologjisë, përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe vendimmarrës, në këtë event ku folësit kryesorë do të sjellin njohuri të gjera mbi mënyrat se si mund të transformohet biznesi duke përdorur teknologjinë e AI. Ky event do të shqyrtojë mundësitë që ofron AI dhe më shumë, duke eksploruar mënyrat se si mund ta integrojmë këtë njohuri në operacionet e përditshme të biznesit. Kompanitë pjesëmarrëse do të marrin informacion të rëndësishëm që mund të kontribuojë në zhvillimin e biznesit të tyre, së bashku me trajnim të detajuar për shfrytëzimin e kësaj njohurie. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të përmirësuar të kuptuarit e AI dhe aplikimet e tij praktike.

Mes folësve dhe mentorëve të këtij eventi do të jenë Dr. Kyriacos Sabatakakis, Drejtori Menaxhues i Accenture në Greqi, Dr. Jiorgis Kritsotakis – Drejtor Menaxhues i praktikes për Burimet e Accenture në Greqi, Z. Gerasimos Mileounis – Drejtor Menaxhues i praktikes për të Dhënat dhe Inteligjencën Artificiale të Accenture, etj.

Qëllimi i këtij eventi unik në llojin e vetë është të tregojë se si teknologjia e përparuar, e kombinuar me kreativitetin dhe inovacionin njerëzor, mund të përdoret në mënyra reale dhe me ndikim, duke i kthyer idetë në zgjidhje praktike dhe zhvillim.

Presidenti i HBAA-së, Z. Denald George Tafani, deklaroi se “AI Business Summit është një iniciativë strategjike që pasqyron angazhimin e HBAA për të fuqizuar bizneset me zgjidhje të orientuara nga e ardhmja. Inteligjenca Artificiale nuk është vetëm një tendencë – ajo është një mundësues thelbësor i efikasitetit, inovacionit dhe konkurrueshmërisë afatgjatë. Përmes këtij samiti, synojmë të pajisim anëtarët dhe partnerët tanë me njohuri praktike dhe aplikime reale të AI që mund të shtojnë menjëherë vlerë në operacionet e tyre. Qëllimi ynë është i qartë: të ndihmojmë bizneset në Shqipëri dhe rajon të përqafojnë transformimin digjital dhe të eksplorojnë rritje të qëndrueshme përmes teknologjisë.”

E themeluar në tetor të vitit 2003, Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri është një forcë lëvizëse për bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe industrial mes Greqisë dhe Shqipërisë. Misioni i HBAA është të nxisë rritjen e ndërsjellë, të forcojë lidhjet investuese dhe të promovojë partneritetet e biznesit ndërmjet të dy vendeve, duke inkurajuar njëkohësisht shkëmbimet kulturore, arsimore dhe zhvillimore.

HBAA luan një rol kyç në promovimin e partneriteteve të biznesit, si dhe në nxitjen e shkëmbimeve kulturore, arsimore dhe zhvillimore. Kompanitë anëtare të HBAA punësojnë mbi 6,000 njerëz, duke bërë që HBAA të jetë një aktor i rëndësishëm në formësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe një kontribues i rëndësishëm në ekonomitë greke dhe shqiptare.

“AI Business Summit” është një nga eventet kryesore të HBAA-së për këtë vit, duke theksuar kontributin e saj të vazhdueshëm në zhvillimin digjital dhe ekonomik të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb