Linja ajrore serbe “Air Serbia” do të rifillojë fluturimet e ndërprera më 18 maj nga COVID-19.

Fillimisht, do të ketë një numër të kufizuar fluturimesh për në Londër, Zyrih, Frankfurt dhe Vjenë.

“Shumë rregulla në shumë vende aktualisht kanë kufizuar udhëtimin, por ndërsa kufizimet po fillojnë të hiqen, ne synojmë të lejojmë fluturimet për udhëtarët tanë”, deklaroi shefi ekzekutiv i “Air Serbia”, Duncan Naysmith.

“Ekipi ynë monitoron me kujdes të gjitha vendimet dhe do të informojë rregullisht udhëtarët lidhur me statusin e rezervimeve të tyre”, shtoi ai.

“Disa nga destinacionet me kërkesë të lartë do të shërbehen rregullisht, disa do të reduktohen dhe disa përkohësisht do të pezullohen”, theksoi Naysmith.

“Air Serbia” do të operojë për në Podgoricë, Zyrih, Vjenë, Paris, Tiranë, Zagreb, Shkup, Bukuresht, Londër, Sarajevë, Sofje, Frankfurt, Bruksel, Kiev, Krasnodar, Zadar dhe Nisë./

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb