TIRANË- Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi janë mbledhur jashtë selisë së Parlamentit në protestë. Ata kërkojnë miratimin e Reformës në Drejtësi, por pa politikanët aktual. Zgjidhje sipas AK-së është që të amnistohen, ata që i quajnë politikanët hajdutë në mënyrë që të çlirohet Shqipëria.

“Kërkojmë amnisti për hajdutët, jo falje totale por një falje e arsyetuar ligjore. Politikanët hajdutë dhe hajdutët e politikës të falen për krimet dhe të largohen nga jeta politike aktive dhe për të fituar poste të tjera, ato miliarda euro që kanë në parajsa fiskale ti kthejnë këtu, ti gëzojnë por ti investojnë këtu”,- tha përfaqësuesi i AK-së.

“Ky vend është i marrë peng, kjo reformë nuk duhet të kalojë me këto emra. Për 10 veta nuk mund të mbahet peng ky vend. Nuk do ti gjykojmë nuk ua marrim lekët”,- theksoi më tej aktivisti i AK.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: