Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka njoftuar ditën e sotme se duke nisur nga ora 22:00 deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit në drejtim të qytetit të Elbasanit do kryhet transporti i një vinçi të përmasave të mëdha. Për pasojë pritet që të ketë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, për shkak se ëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe pritet të krijohen pengesa për lëvizjen normale të mjeteve.

Sakaq njoftohet se lëvizja do të kryhet nga Porti-Plazh Plepa- Rrogozhinë -Elbasan.

Njoftimi:

Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.

Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb