Aksi nacional Pogradec-Qafë Thanë është kthyer në një makth për shoferët.

Gazetarja Lorena Kodra tha për “BalkanWeb” se  ky aks është kthyer në një shqetësim, pasi aksidentet kanë qenë të shumta.

“Banorë, por edhe drejtues mjetesh jashtë kamerave ngrenë dyshime se në rrugë hidhet vaj. Ndërkohë nuk ka asgjë konkrete pasi në polici nuk ka asnjë denoncim. Shoferët ngrenë dyshime të forta e në rrugë hidhet vaj, por sipas policisë aksidentet nuk kanë qenë si pasojë e prezencës së vajit”, ka theksuar gazetarja Kodra.

Më tej shtoi se në këtë aks policia patrullon gjatë gjithë kohës, por nuk ka konstatuar prezencë të vajit, por shoferët nga ana e tyre jashtë kamerave kanë thënë se vaji hidhet në orët e para të mëngjesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb