FIER

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Krapsit në Fier.

Gazetari Ervis Kuci raporton për “Balkanweb” se janë përplasur dy mjete.

Makinat që janë përplasur janë një Volsvagen taksi me një Benz. Si rrjedhojë, kanë mbetur të plagosur tre  persona dhe janë në spital.

Drejtuesi i mjetit tib Benz që ndodhet në kanal nga lagështia. Ai ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me mjetin taksi.

Fier
Informacion paraprak

Në datën 14.02.2020 rreth orë 15:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Kraps, janë përplasur mjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Q me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit A. Q, si dhe pasagjeri i mjetit “Benz” shtetasi R. Q të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb