Një aksident është regjistruar sot në Unazën e Madhe në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident janë përfshirë mjetet me drejtues shtetasit M. J., L. K., E. H., dhe K. V.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen me inicialet M. J.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb