Të shtëna me armë zjarri u raportuan ditën e sotme në një lokal në Tiranë.

Për pasojë u plagos 49-vjeçari Edmond Papa. Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se Papa nuk mundur ti mbijetojë plagëve të marra dha ka ndërruar jetë gjatë transportimin për tek Trauma.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb