Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku siç shihet edhe në video makinat kanë pasur një përplasje të fortë duke përfunduar në dy anët e parcelave në anësore .

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se nga burimet në vendngjarje bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të plagosur një shtetas francez, i cili është transportuar te Spitali i Traumës. Por, si pasojë e plagëve, francezi Alian Peron ka ndërruar jetë.

Ndërsa në mjetin tjetër fillimisht nuk është gjendur asnjë person ku policia dhe punonjësit e zjarrfikësve janë në kërkim të ndonjë shtetasi, i cili mund të jetë i plagosur, ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Por, pas kërkimesh, policia identifikoi të larguarin dhe ai është Samuel Çela. Ky i fundit u vu në pranga.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me automjetin e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi francez humbi jetën në spital.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin:

Samuel Çela, 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasi francez është dërguar në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: