LEZHË

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, ku janë përfshirë  mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.

Drejtuesit e dy mjeteve të tjera  shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se lëvizja në superstradën Lezhë-Shkodër është devijuar në rrugën dytësore Kakarriq- Gjadër. Siç shihet nga pamjet makinat e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: