Një aksident me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari është regjistruar sot në Përrenjas. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Z.S., 43 vjeç, banues në Përrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar 1 pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: