Aksident i rendë në Qafe-Gjashtë të Sarandës. “BalkanWeb” mëson se një automjet me shpejtësi ka përplasur një person, i cili po vendoste disa sende ne bagazhin e mjetit të tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30.

Ndonëse i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, shtetasi me inicialet iniciale A.K., nga të dhënat paraprake mësohet se ai ka humbur gjymtyrët.

Po ashtu “BalkanWeb” mëson se personi që mbeti i plagosur kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë, është përplasur me shumë forcë nga një automjet me targa AB067PJ. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, goditja ishte shumë e fortë, sa që personit të plagosur i janë prerë gjymtyrët.

Forca te shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: