Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë pranë vendit të njohur si “Rrapi” në Ujë të Ftohtë.

Drejtuesi i mjetit tip Mercedes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët e lungomares.

Fatmirësisht nuk ka viktima , vetëm dëmtime fizike te shoferi i automjetit ku është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për ta nxjerrë nga makina.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën “Murat Tërbaçi”, shtetasi M. E., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me një pemë, anës rrugës.

Shtetasi M. E, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb