Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Një i moshuar është përplasur për vdekje nga një mjet tip “Mercedes Benz”, në “Rrugën e Durrësit”.

Policia Rrugore e Tiranës

Aksidenton me automjet një 73-vjeçar në rrugën e “Durrësit”, arrestohet drejtuesi i automjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ergys Musaj, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me automjetin, tip ‘”Mercedes Benz”, në rrugën e “Durrësit”, ka përplasur shtetasin Gj. L., 73 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr me pasojë vdekje” në ngarkim të shtetasit E. M

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb