Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, kur një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një biçiklist, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
