Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur në kryeqytet, ku një 20-vjeçar ka përplasur me motomjet një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:35, në Rrugën e Dibrës. Shtetasi E. M., 20 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar këmbësoren Sh. M., 75 vjeçe. E moshuara u transportua me urgjencë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rreth orës 22:40.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar edhe vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb