ELBASAN

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 15:30 në fshatin Bishqem, Peqin, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip ” Foristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb