FIER

Një aksident automobilistik është shënuar në aksin rrugor Fier-Seman.

Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se dy automjete janë përfshirë në aksidentin në fjalë. Njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës, ndërsa tjetra, në një dyqan aty pranë. Deri më tani nuk ka informacion për viktima, por vetëm për dëme materiale.

Policia dhe ambulanca ndërkohë, janë nisur me shpejtësi për në vendngjarje. Vlen të përmendur se ky aks rrugor, këtë të diel, ka pasur fluks të automjeteve, pasi është e vetmja rrugë që lidh zonën bregdetare të Semanit me Darëzezën.

Njoftimi i Policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb