PERRENJAS– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Një mjet me targa AA475GR, është përplasur me mjetin me targa AA 316LN. Të plagosurit janë dy shoferët e mjeteve Ç.T., dhe I.B të cilët janë dërguar në spitalin e Përrenjasit.

Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, shtetasi Ç.T., 65 vjeç, banues në Velçan, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA475GR, është përplasur me mjetin me targa AA 316LN me drejtues shtetasin I.B., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Katjel Prrenjas.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e mjeteve, shtetasit Ç.T., dhe I.B , të cilët janë dërguar në Spitalin e Prrenjasit , dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: