Një aksident rrugor është raportuar në aksin nacional Peshkopi–Bulqizë, në vendin e quajtur “Pishat”, në Fushë-Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë plagosur tre persona. Fillimisht, në vendngjarje u raportua se një grua ishte gjetur e shtrirë në mes të rrugës, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit dhe nëse ajo ishte këmbësore apo pasagjere.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sipas bluzave të bardha në Spitalin e Bulqizës, njëri prej të plagosurve pritet të transportohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa dy të tjerët po marrin ndihmën mjekësore në spital.
E bulqizes
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
