Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën Laç-Fushë Krujë, me pasojë plagosjen e një 23-vjeçareje.

Sipas uniformave blu, një mjet tip “Benz” ka goditur mjetin tip “Toyota”, e për pasojë është plagosur e reja, që ishte pasagjere në “Toyota”.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2020, rreth orës 13:00, në autostradën Laç-Fushë Krujë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Toyota” e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: