TIRANE– Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ne fjalë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Deri më tani nuk dihen nëse ka pasur persona të plagosur. LSA ka siguruar një foto nga momenti i aksidentit, ku shihet se si makina ka hipur mbi trafikndarësen e rrugës.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb