Bulqizë, mjeti del nga rruga, plagosen rëndë dy persona

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy personave është shënuar pak minuta më parë në rrugën e fshatit Smollik në Bulqizë.

Gazetari Enver Doçi raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh këtë fshat me Bulqizën. Mësohet se mjeti ka përfunduar disa metra në greminë, ndërsa po punohet për nxjerrjen e të plagosurve pasi terreni i thyer e vështirëson procesin. Në vendin e ngjarjes janë dy autoambulanca që pritet të transportojnë të plagosurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: