Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në by-passin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit. Një mjet tip Audi që lëvizte në drejtim të Tiranës është përplasur me një mjet transporti mallrash që lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër.

Gazetari Enver Doçi bën me dije për BalkanWeb se aksidenti është regjistruar rreth 1 kilometër nga Qafa e Murrizit në fshatin Bastar. Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta personat që ndodheshin në mjetin tip Audi dhe drejtuesi i mjetit tip furgon, por pa pasoja të rënda.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në të dy drejtimet, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për lirimin e trafikut.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy autoambulanca të cilat ju dhanë asistencë mjekësore personave që ndodheshin në të dy automjetet.

Grupi hetimor ishte në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb