TIRANË- Këtë të premte ish-drejtori i ARRSH është paraqitur në SPAK. Gjyli është paraqitur nën shoqërinë e avokatit.
Gjyli akuzohet se ka kryer shkelje të barazisë në tendera. Kujtojmë se Gentian Gjyli zëvendësoi Evis Berberin në krye të ARRSH-së, i cili përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.
