TIRANË- Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat. Një 61-vjeçar i cili po lëvizte me motoçikletë është përplasur nga një kamion. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja ka humbur jetën.
Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
