TIRANË

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të kryeqytetit. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, ku mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe.

E reja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: