LUSHNJË

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë, ku kanè mbetur të plagosur dy fëmijë të mitur.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, ku shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb