Një 60-vjeçar është përplasur nga një kamion pasditen e sotme në Durrës.

Sipas burimeve për “BalkanWeb”  ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 ku shtetasi V. B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H., banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes shtetasi V. B., është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb