Një turiste ruse shpëtoi me një këmbë të thyer nga tërbimi i një elefanti në Indi, kur kafsha e madhe e kapi atë dhe filloi ta tundte si një kukull përpara se ta hidhte përfundimisht në tokë.

Shikoni videon

Pas incidentit, autoritetet lokale të qytetit të Amer Fort njoftuan një ndalim të përdorimit të këtij elefanti të veçantë për udhëtime turistike.

Nga ana e saj, organizata për mirëqenien e kafshëve PETA kërkoi që elefanti të zhvendosej në një park për të parandaluar që një incident i ngjashëm të përsëritej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: