DURRËS

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Durrës, një motomjet me drejtues shtetasin G.Sh., 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., 72 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar këmbësori shtetasi H.B., drejtuesi i motomjetit shtetasi G.Sh., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R.H., 18 vjeç, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: