DURRËS

Një aksident ka ndodhur në rrugën Durrës-Tiranë. Automjeti ka përplasur këmbësoren që po kalonte rrugën.

Ky i fundit u dërgua në spital kurse shoferi 20-vjeçar në komisariat.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 25.09.2021, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, një mjet me drejtues shtetasin I. S., 20 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore ende të paidentifikuar e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb