ELBASAN- Një aksident ka ndodhur sot në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur rëndë një 55-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshati Balldren, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 619 AA me drejtues shtetasin J. Ç., 22 vjeç, banues në lagjen “Çezmë”, Peqin, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S.S., 55 vjeç, banues në fshatin Balldren.

Shtetasi S.S. është transportuar menjëherë në Spitalin e Elbasanit, i cili është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: