Aksident në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Vloçisht.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë 2 mjete e për pasojë janë dëmtuar 2 shtetas.

Nuk dihet nëse nga aksidenti ka të lënduar të tjerë, teksa policia po shkon drejt vendngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.03.2024, rreth orës 13:50, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Dacia” me drejtues shtetasin E. Ç., është përplasur me automjetin tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin E. Ç. Për pasojë kanë marrë lëndime dy pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

( Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb