Një aksident i rëndë ka ndodhur në Malësinë e Krujës, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Sipas informacioneve të para, një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Qazim Basha dhe janë në gjendje të rëndë Besim Karaj dhe Ermir Zylfa.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb