Ndonëse publikisht është shprehur se “të gjitha hipotezat mbeten në tryezë”, në lidhje me origjinën e Covid-it, sipas mediave të huaja thuhet se Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka siguruar së fundmi një politikan të lartë evropian se hipoteza më e mundshme është ajo e një aksidenti katastrofik në një laborator në Wuhan.

OBSH-ja fillimisht u kritikua për qasjen e saj të favorshme ndaj Kinës mbi pandeminë, si dhe për gatishmërinë për të pranuar protestat e Pekinit se pretendimet për një rrjedhje laboratorike ishin thjesht një “teori konspirative”. Sidoqoftë, në mungesë të ndonjë dëshmie bindëse të përhapjes “zoonotike”, procesi me të cilin një virus kalon nga kafshët te njerëzit, tashmë mbetet një qëndrim publik më neutral, shkruan Daily Mail.

Dr. Tedros ka bërë me dije, se: “Ne nuk kemi ende përgjigje se nga erdhi ose si hyri në popullatën njerëzore. Të kuptuarit e origjinës së virusit është shumë e rëndësishme shkencërisht për të parandaluar epidemitë dhe pandemitë e ardhshme.”. Në fillimet e hetimeve për gjetjen e shkakut se nga rrodhi Covid-19 u hodh hipoteza se virusi u kaloi njerëzve nga një lakuriq nate nëpërmjet një specieje tjetër të paidentifikuar, hipotezë kjo e kundërshtuar me ngulm nga Kina.

Por pasi 14 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Australinë, kritikuan fort raportet e OBSH-së, Dr Tedros pranoi të metat e raportit dhe urdhëroi procesin e ri. Inteligjenca amerikane ka vendosur në qendër të analizës së saj laboratorin e fshehtë të Wuhan-it, ku ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo pohoi se punonjësit në institut ishin sëmurë me simptoma të ngjashme me Covid në vjeshtën e vitit 2019, disa javë para se të ngrihej alarmi në mbarë botën. Një zëdhënës i OBSH-së tha: “Dr Tedros ka thënë vazhdimisht të gjitha hipotezat mbeten në tryezë ndërsa shkencëtarët ndjekin punën e tyre”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: