Aksident në Lezhë. Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi.

Dyshohet se drejtuesi i furgonit dyshohet se ka pësuar atak kardiak, ndërsa pasagjerët shpëtuan pa lëndime. Bëhet fjalë për shtetasin Ardjan Stafa nga Tirana, rreth 50 vjeç.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: