Një aksident ka ndodhur në Ishull Lezhë, ku një kamionçinë ka përplasur një motomjet.
Policia bën me dije se për pasojë u plagos 24-vjeçari, drejtues i motomjetit, që ka përfunduar në spital.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në Ishull Lezhë, një mjet (kamionçinë), me drejtues shtetasin A. L., 44 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. D., 24 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 24-vjeçari, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
