LUSHNJË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë dhe ka humbur jetën një 50-vjeçar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë, ku shtetasi A. V., 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: