LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë. Një automjet tip “Ford” me targa AA 743 BK është përplasur me trafikndarësen dhe është përmbysur në rrugë.

Shoferi i mjetit, shtetasi Shkëlqim Xhija, 31 vjeç nga Cërriku ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Sipas mjekëve gjendja e tij është e stabilizuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Xhija ishte tregtar ambulant dhe po shkonte në punë kur ka ndodhur aksidenti.
Përmbysja e makinës në autostradë ka shkaktuar trafik dhe ngarkesë në rrugë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb