LUSHNJE- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Një automjet me targë AA 031 IH ka përplas një kalimtar, rreth orës 19:15.

Si pasojë e plagëve të marra nga goditja, kalimtari i cili nuk është identifikuar ende, nuk ka mundur të mbijetojë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi H. Hoxha është dorëzuar në polici, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: