Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga duke u rrotulluar në arë.

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor dytësor Rëmbec-Libonik, shtetasi N. V., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi N. V., i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: